Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se sot është ndaluar një person me inicialet M.A., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Prokuroria bën të ditur se bëhet fjalë për një person të nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, i cili dyshohet se ka marr pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë.
Ai pritet që brenda afateve ligjore do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, shkruan “Jepi zë”.
Ndryshe, Masakra e Izbicës ishte një nga masakrat e mëdha të kryera nga serbët gjatë Luftës së Kosovës, në vitin 1999, në komunën e Skenderajt.
Ndonëse numri i saktë i viktimave shqipëtare është i panjohur, sipas intervistave të disa personave të cilët i kishin varrosur të vdekurit, thuhet se janë mes 146 dhe 166 trupa.
Vrasjet u cituan poashtu në aktakuzën e ngritur nga gjykata për krime lufte të Slobodan Miloseviç e të tjerëve, të publikuara më 26 maj 1999.