Të hënën s’ka mësim në shkollat ku votohet

Publikuar më:

Zv.Ministri i MASHTI-t, Dukagjin Popovci, njoftoi se të hënën nuk do mbahet mësimi në shkollat ku do votohet për zgjedhjet lokale.

Mësimi nëpër këto shkolla ditën e hënë pritet të mbahe online, pra sipas skenarit C, shkruan Jepi Zë.

Ndërsa shkollat e tjera do vazhdojnë mësimin normalisht.

“Siç e dimë zgjedhjet mbahen më 17 tetor dhe kemi marrë vendim që me datë 18 tetor, shkollat që janë qendra të votimit të punojnë me skenarin C, ndërkaq ato që nuk janë qendra të votimit të vazhdojnë me skenarët që i kanë aplikuar deri atë ditë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË