OKI është medikamenti kundër dhimbjeve që përdoret shumë nga qytetarët.
Megjithatë, ai ka disa efekte anësore serioze siç janë sulm në zemër për njerëzit që kanë probleme me zemër, goditje në tru, problemet me tretjen, hemorragji dhe ulçerë në stomak, shkruan Jepi Zë.
Shqipëria e kishte ndaluar përdorimin e tij pa recetë mjekësore që nga viti i kaluar.
Përdorimi i tij rekomandohet të bëhet bashkë me ushqim apo qumësht pasi mund të dëmtojë stomakun dhe gjatë përdorimit të tij duhet evituar alkooli pasi rritet rreziku i dëmtimit të mëlqisë dhe hemoragjisë së stomakut.
Ky ilaç nuk preferohet për gratë shtatzëna, personat që kanë probleme me veshkë dhe ata që vuajnë nga astma e ulcera.