Aksioni i gjerë kundër bixhozit të paligjshëm, i zhvilluar në Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Istog, është realizuar me urdhër të Prokurorisë – një fakt që nuk u përmend fare nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në postimin e tij publike
Operacioni është udhëhequr nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Muharrem Prekazi, i cili ka autorizuar dhe koordinuar veprimet hetimore në terren.
Pavarësisht kësaj, në reagimin e tij, ministri Sveçla vuri theksin kryesisht te angazhimi i Policisë së Kosovës, duke mos përmendur askund rolin kyç të Prokurorisë, e cila sipas ligjit ka kompetencën për të urdhëruar dhe mbikëqyrur aksione të tilla.






