Suspendohet prokurorja që liroi drenicakun që vrau gruan në Llaushë

Publikuar më:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores S.K., lidhur me rastin e viktimës L.Q., nga Llausha e Skenderajt.

Kjo është bërë e ditur përmes në një komunikatë për media nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Sipas Prokurorisë, inicimi vjen pas kërkesës së kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Mitrovicë, 10 janar 2022 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin publik se pas kërkesës së Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës dhe konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores S.K., lidhur me rastin e viktimës L.Q., nga Llausha e Skenderajt”, thuhet në komunikatë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.