Sulmohet me gurë çerdhja publike e Mitrovicës, vidhet një kompjuter

Publikuar më:

Çerdhja publike që gjendet afër stadiumit “Riza Lushta”, është sulmuar mbrëmë nga persona të paidentifikuar.


Ata thyen një dritare dhe u futën në objektin ku fëmijët e mitrovicasve dërgohen për t’u edukuar, shkruan Jepize.com.

Hajnat vodhën një kompjuter që ishte në një prej dhomave të çerdhes dhe, deri tani, nuk raportohet për dëme të tjera.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Jepi zë, duke thënë se ky sulm nuk ka pasur ndonjë prapavijë tjetër përveç vjedhjes.

“Gjatë natës është thyer një  xham, dhe nga aty është vjedhur një kompjuter”, thonë shkurtimisht nga Policia e Kosovës./jepize.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.