Suedezi Anton Pettersson që u “dashurua” në KB Trepçën, rikthehet sërish në Mitrovicë – dje e festoi fitoren ndaj KB Prishtinës

Publikuar më:

Anton Pettersson është suedezi nga qyteti Falkenberg, i cili vitin e kaluar kishte zgjedhur ta vizitojë Mitrovicën për disa ditë.

Kur vendosi të vijë, ai u kishte kërkuar miqve kosovarë që ta dërgonin për të parë ndeshje sportive, shkruan “Jepi zë”.

Me të ardhur, Antoni kishte ndjekur dy ndeshje të Trepçës në Supërkupën Mbarëkombëtare, dhe përfundoi i dashuruar me klubin dhe qytetin.

Ai i kishte thënë “Jepi zë” se po i pëlqen atmosfera dhe gjithçka në Mitrovicë.

Por duket se dashuria për Mitrovicën dhe KB Trepçën vazhdojë t’i shtohej, pasi i njejti është rikthyer sërish në Mitrovicë.


Ai dje e festoi fitoren e KB Trepçës ndaj KB Prishtinës, ndërsa realizoi edhe një foto me simbole të KB Trepçës para palestrës “Minatori”. / Jepi zë

JU REKOMANDOJMË