Spitali i Mitrovicës në Bair po ruhet nga Policia, pati kërcënime për sulm

Publikuar më:

Që nga mëngjesi i sotëm, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke bërë kontrolle të rrepta për automjetet që hyjnë në zonën e Spitalit të Mitrovicës në Bair.


“Jepi zë” ka siguruar pamje nga hyrja e Spitalit në Bair, ku shihet një polic. Zyrtarë spitalorë i kanë thënë gazetës se forca të shtuara të Policisë janë parë që nga mëngjesi.

Ndërkohë, kontrolla të njëjta po bëhen edhe në spitalin e veriut. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se një aksion është duke u zhvilluar në të gjithë Kosovën, pasi një person nga Prishtina kërcënoi me sulme në spitalet e Kosovës.

“Policia u kontaktua nga një person i cili kërcënoi të sulmonte dikë në spital, por pasi që ky person nuk tregoi kush ishte dhe në cilin qytet do të kryente sulmin, policia, për arsye parandaluese, po siguron spitalet në të gjithë Kosovën”, tha Hoti.

Ndërkohë, forca të shtuara të Policisë janë në oborrin e QKUK-së ku po ruajnë edhe me armë të gjata.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.