Analisti Nexhmedin Spahiu ka bërë një deklaratë seksiste për raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, gjatë një emisioni televiziv të mërkurën në mbrëmje.
Spahiu në bisedë e sipër ka komentuar shkelurazi pamjen fizike të Dora Bakojanis, raportuese e Kosovës për anëtarësimin në Këshill të Evropës.
Analisti Agim Sopi gjatë një bisedimi e ngatërron, me shumë gjasë paqëllimshëm, gjininë e Bakojanis duke iu referuar si zoti Bokujanis.
“Konsideroj që propozimi i zotit Bokujanis…”, thotë Agim Sopi, gjithashtu analist.
Ndërsa gjatë përmirësimit të fjalës, ndërhyn Spahiu ku edhe rrëshqet në seksizëm të pastër, duke e komentuar në mënyrë pezhorative dukjen e Bokajanis dhe denigruar atë.
“Zonjës, ka musteqe, por zonjë është megjithatë”, thotë ai.