Digjet furra më e vjetër në Mitrovicë

Publikuar më:

Furra më e vjetër në Mitrovicë “Adriatiku” u përfshi mbrëmë nga flakët.

Për shkaqe dhe në rrethana akoma të paqarta, zjarri shpërtheu natën vonë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Zjarrfikësit intervenuan në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë e tjera dhe akoma s’dihen detajet e tjera.

Portali “Jepi zë” ka publikuar pamje live gjatë djegies së kësaj furre të vjetër mbi 100 vjeçare.

VIDEO

JU REKOMANDOJMË