Arrestohet një shtetas serb në Mitrovicë

Publikuar më:

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Serbisë në lagjen “Ndërtesat e Vapirushes” në Mitrovicë të veriut.

Siç merr vesh Tëvë1, i arrestuari dyshohet se e ka kërcënuar një drejtor të shkollës dhe nënën e tij.

Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se i arrestuari është dërguar për intervistim.

“Ai ka ardhur nga Serbia dhe është arrestuar për shkak se ka kërcënuar drejtorin e një shkolle në pjesën veriore të Mitrovicës dhe nënën e tij”, ka deklaruar Elshani

JU REKOMANDOJMË