Skandaloze: Rrahjen ndaj gruas në market, Policia e konsideron si “lëndim i lehtë trupor”

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një market në Prishtinë ku një burrë ka rrahur brutalisht një grua.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e familjarëve të burrit, i cili godet një grua të pambrojtur.

E për këtë këtë Policia ka hapur rast si “lëndim i lehtë trupor”, anipse nga pamjet e publikuara shihet se burri e godet viktimën fort madje edhe në fytyrë.

Në sytë e gruas dhe fëmijëve ai e godet pamëshirshëm atë disa herë me karrocë, e më pas fillon ta godasë edhe me grushte.

Ani pse, gruaja e të dyshuarit arrin ta largojë njëherë, ai kthehet sërish dhe vazhdon ta godasë me grushte të panjohurën, derisa aty shkon edhe një konsumator tjetër për t’i ndarë.

JU REKOMANDOJMË