Skandaloze: Në mbrëmje s’ka mjek për dhimbje të veshit në Mitrovicë, nëna detyrohet t’i vendos fëmijës thelbin e hudhrës

Publikuar më:

Pas dhimbjeve të mëdha të veshit, nëna mitrovicase e dërgon fëmijën tek pediatri.

Mirëpo, mjekja kujdestare e fëmijëve në Pediatrinë e Mitrovicës e ka udhëzuar të shkojë në Spitalin e Mitrovicës pasi, sipas saj, ajo nuk është e thirrur për këtë drejtim.

Nëna mitrovicase ka folur për “Jepi zë”, duke treguar se ka marrë një taksi dhe ka vazhduar në Spitalin e Mitrovicës rreth orës 20:30.

Fillimisht ajo ishte lajmëruar në Emergjencë pasi fëmija i saj kishte dhimbje të mëdha të veshit.

Më pas, stafi i Emergjencës e kishin udhëzuar të shkojë tek reparti i ORL-së, mirëpo apasi ka mbërritur atje, ka marrë lajmin nva një teknike se nuk ka fare mjek.

Nëna i ka thënë “Jepi zë” se është detyruar ta kthejë fëmijën në shtëpi me dhimbje të mëdha të veshit, dhe e kishte vetëm një zgjidhje. Ajo ka thënë se i ka vendosur hudhër në vesh, meqë nuk kishte mjek për ta trajtuar.

Kujtojmë se janë të shpeshta rastet kur reparte ku ka fluks të madh pacientësh, nuk kanë as edhe një mjek.

JU REKOMANDOJMË