Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila drejtohet nga Armend Muja, ka shpërblyer me kontratë kompaninë “R & Rukolli”, ndonëse në garë ishin edhe tri oferta me çmim më të ulët.
Tenderi për ndërtimin e objektit të MBPZHR-së, AZHB-së dhe APK-së i është dhënë kompanisë “R & Rukolli” në vlerë prej 7 milionë e 98 mijë e 390 euro, raporton Front Online.
Sipas njoftimit të autoritetit kontraktues, oferta më e lirë ishte 6 milionë e 687 mijë e 111 euro, apo mbi 411 mijë euro më pak se oferta e kompanisë së shpallur fituese.

Para “R & Rukolli” ishin renditur edhe dy operatorë të tjerë me oferta më të favorshme: njëri me 6.89 milionë euro, ndërsa tjetri me 6.95 milionë euro. Megjithatë, asnjëra prej tri ofertave më të lira nuk është përzgjedhur.
Kompania fituese është në pronësi të biznesmenit Rrustem Rrukolli. Emri i tij në të kaluarën është lidhur publikisht me afërsinë me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.
Rrukolli, vetëm pak ditë më parë, kishte publikuar edhe një fotografi me djalin e komandantit legjendar Adem Jashari, një postim që kishte marrë vëmendje në rrjetet sociale.
Mbetet e paqartë se mbi cilat arsye konkrete janë eliminuar tri ofertat më të lira dhe pse autoriteti kontraktues ka vendosur të paguajë mbi 411 mijë euro më shumë për këtë kontratë







