Në prill, VV-ja ka shpenzuar 92 mijë e 977 euro. Në maj 93 mijë e 104 euro dhe në qershor 94 mijë e 818 euro.
Albin Kurti, Kryetar i Vetëvendosjes dhe Kryeministër në detyrë i Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje është sërish subjekti që ka shpenzuar më së shumti para për tremujorin e kaluar – prill, maj dhe qershor.
Sipas të dhënave që janë paraqitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për raportet financiare tremujore, partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka shpenzuar për këtë periudhë kohore 280 mijë e 900 euro.
Më së shumti para, VV-ja ka shpenzuar për paga, plotë 174 mijë e 741 euro. Kategoria tjetër është mallra dhe shpenzime me 102 mijë euro.
Sipas raportit, në prill VV-ja ka shpenzuar 92 mijë e 977 euro. Në maj 93 mijë e 104 euro dhe në qershor 94 mijë e 818 euro.
E dyta parti sa i përket shpenzimeve për tremujorin e fundit, është Partia Demokratike e Kosovës. Kjo parti ka shpenzuar 240 mijë e 165 euro.
Për paga, PDK-ja ka shpenzuar 80 mijë e 103 euro. Ndërsa për mallra dhe shërbime 147 mijë euro.
Partia e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës. Partia më e vjetër në vend, për periudhën prill, maj dhe qershor ka shpenzuar 172 mijë e 763 euro.
Në prill, LDK-ja ka shpenzuar 83 mijë e 286 euro. Në maj 46 mijë e 685 euro. Ndërsa, në qershor 42 mijë e 791 euro.
Subjekti i katërt sa i përket shpenzimeve është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. AAK-ja ka shpenzuar për tre muaj 78 mijë e 232 euro.
Në prill, AAK ka shpenzuar 57 mijë e 811 euro. Në maj, 10 mijë e 108 euro dhe në qershor 10 mijë e 313 euro.








