Skandaloze: Mitrovicasja gjen “lesh xhami” brenda në suxhuk

Publikuar më:

Një qytetare e Mitrovicës, pesë ditë më parë kishte shkuar në njërin nga super marketet e mëdha të qyetit për të blerë gjëra ushqimore për muajin e Ramazanit.

Përveç shumë artikujve tjerë, ajo së bashku me familje kishin blerë edhe suxhuk, prodhim i një kompanie kosovare (emër i njohur për redaksinë), shkruan Jepi zë.

Sipas kësaj qytetearje, çmimi për kilogram kishte kushtuar 4,30euro.

Zonja e shtëpisë kishte vendosur ta marrë dhe ta përgatiste për ta ngrënë, mirëpo gjatë prerjes ajo gjen brenda “lesh xhami”.

Ajo ka tregur për “Jepi zë” se është shokuar në atë moment, duke u ndjerë edhe e dëshpëruar me ushqimin që po e blejnë qytetarët e Kosovës.

Ndryshe, kjo qytetare nga Mitrovica i ka thënë redaksisë se do të shkojë në market dhe do të kërkojë llogari nga ta dhe nga prodhuesi.

JU REKOMANDOJMË