Si në filma: Momenti kur hajnat kosovarë plaçkisin me kallasha furgonin e parave

Publikuar më:

Në emisionin Tempus në KTV u publikuan pamje ekskluzive edhe të dy grabitjeve me armë, të cilat kanë ndodhur gjatë transportimit të parave nga “Besa Security”.

Këto dy grabitje kanë ndodhur gjatë këtij viti.

E para ndodhi më 8 mars, ku shihen persona të armatosur që ndalen në rrugë dhe dalin nga një veturë, dhe shtien në drejtim të veturës së kompanisë “Besa Security”, e cila po bënte transportimin e parave.

Pasi kryejnë plaçkitjen, grabitësit marrin veturën e tyre dhe ikin nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, në rastin e dytë, i cili ka ndodhur më 18 nëntor, ngjashëm sikurse në rastin e lartpërmendur, grabitësit ndalin në rrugë makinën që po e bënte transportimin e parave.

Grabitësit qëllojnë në drejtim të veturës dhe më pas kryejnë plaçkitjen.

Për më shumë, shikojeni videon e transmetuar në emisionin për plaçkitjet e pazbuluara në Kosovë.

Kliko KËTU për video

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.