Si në filma: Hajnat që grabitën “Moneygram” në Mitrovicë, ishin të armatosur

Publikuar më:

Persona të panjohur kanë kryer vjedhje në “Moneygram” në Mitrovicë.

Vjedhja në kompaninë e transferit të parave ka ndodhur para pak minutash, shkruan “Jepi zë”.

Dëshmitarët i kanë thënë gazetës se kanë parë personat e dyshimtë teksa kryejnë veprën.

Gazeta mëson se në këtë grabitje janë përdorur edhe armët.

Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ende nuk dihet nëse hajnat kanë arritur të marrin para dhe, nëse po, sa ka qenë shuma e grabitur.

JU REKOMANDOJMË