Shoferi tenton ta shkelë policin kosovar, ky e gjuan me armë

Publikuar më:

Forca të shumta të Policisë janë parë rreth mesnatës në rrugë të ndryshme të Prishtinës.

Burime të KALLXO.com thonë kjo ka ndodhur për shkak të një incidenti ku një vozitës ka tentuar ta shkelë me veturë pjesëtarin e Policisë që ishte në një pikë kontrolli.

Po ashtu burimet thonë se kundër shoferit të dyshuar polici ka përdorur armën.

I dyshuari ka arritur të largohet në drejtim të panjohur.

Për këtë arsye, forca të Policisë janë vendosur në pika të ndryshme në qytet por edhe jashtë qytetit, duke kontrolluar veturat që qarkullonin në qytet por edhe në dalje të qytetit.

JU REKOMANDOJMË