Shala e Bajgorës e bllokuar nga bora, rruga kalohet vetëm me xhipa

Publikuar më:

Borë e madhe ka mbuluar rajonin e Shalës së Bajgorës, duke izoluar disa fshatra.

Fotografitë vijnë nga fshati Kovaçiqë, rrugët e të cilit janë të pakalueshme nga veturat e zakonshme, shkruan “Jepi zë”.

Një fshatar i ka thënë gazetës se rrugën e kaloi vetëm falë një xhipi të madh që tërheq me katër rrota. Ai kërkoi të pastrohen rrugët pasi, siç tha ai, edhe me xhip mezi kalohet.

Ndërkohë, sot u raportua edhe për fshatra të tjera që kanë mbetur me rrugë të bllokuara, me ç’rast dhjetëra familje janë izoluar.

Ndryshe, Komuna e Mitrovicës ka provuar ta hap rrugën disa herë, mirëpo rrugët vazhdojnë të bllokohen.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.