Para pak minutash ka pasur sërish të shtëna në rrugën “Evlia Qelebia”.
Persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shkrepur plumba në drejtim të një shtëpie, shkruan “Jepi zë”.
Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se gjuajtjet ndodhën në vendin e njëjtë ku u raportua para 3 orësh.
Ndërkohë, Policia që po patrullonte në atë zonë nuk ka arritur të kap të dyshuarit.
Kujtojmë se rreth orës 13:30 ndodhi një tjetër shkrepje armësh në rrugën e njëjtë.