Sapo erdhi nga Gjermania, mërgimtarit ia thyen veturën në Kosovë: Ia vodhën 14 mijë euro

Publikuar më:

Një mërgimtarit nga Gjermania, i cili erdhi për pushime në Kosovë, persona të panjohur i kanë thyer veturën e tij, me ç’rast i kanë vjedhur edhe 14 mijë euro para, si dhe dokumentet e tij personale.

Fidai Restelica, rrëfeu për Info Magazine të Klan Kosovës, se si dhe ku kishte ndodhur ngjarja.

”Unë vi nga fshati Pomozitin, e komunës së Fushë Kosovës. Ishim me vëlla, erdhëm me dy punëtorë prej Frankfurtit, ata deshën ta vazhdonin rrugën për në Shqipëri, e ne u ulëm për të ngrënë bukë”.

”Kur kemi dalë, xhami i veturës ka qenë i thyer, janë vjedhë dy çanta. Shuma e parasë ka qenë 14 mijë euro para të gaçme, më kanë vjedhë telefonin, dokumentat krejt, pajisjet krejt, dokumentat me pasaportë, me patentëshefer, me dokumenta të veturës e krejt çka ka mund të kishte aty”.

”Policia kanë ardhë brenda katër minutash, rasti është hapë menjëherë. Dyshime kishin në një person i cili kishte qenë i burgosur. Prokurori e ka liruar në burg shtëpia, ata kanë shku tek shtëpia e tij s’kanë mund ta gjejnë në shtëpi dhe dyshimet më të mëdha tyre ishin tek ai person. Vetura e tyre [plaçkitësve] ishte Golf 5”.

VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.