Drenica është skuadra e parë e Superligës së Kosovës që edhe zyrtarisht nga edicioni tjetër, për herë të parë do të bëj gara në rangun e dytë të futbollit kosovar.
Drenica me disfatën e pësuar në udhëtim te Trepça ’89 të shtunën me rezultatin 3:1, ka humbur gjasat për ta zënë të paktën vendin e barazhit, që është një mundësi shtesë për t’i shpëtuar mbijetesës. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.
Deri në fund të kampanjës së sivjetme të Superligës, Drenica do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje, dhe janë në lojë edhe nëntë pikë.
Por me 23 pikë në pozitën e fundit në tabelë, Drenica e ka të pamundur të dalë në pozitën e tetë, të barazhit, ku aktualisht është Trepça ’89 me 37 pikë pas fitores të shtunën.
“Kuqezinjtë” për herën e parë në histori të klubit do të bëjnë gara në rangun e dytë të futbollit të Kosovës.
Rënia e Drenicës ka ardhur si pasojë e serisë së 10-të disfatave të njëpasnjëshme, mirëpo dikush po mendon që fajtor është qeverisje lokale.
Ish nënkryetari Nuredin Lushtaku ka akuzuar kryetarin Fadil Nura dhe Sami Lushtaku.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Skënderajt
Të nderuar tifozë “Shqiponjat e Zeza”
të ekipës tonë, KF “Drenica”
Me shqetësim e kemi marr lajmin për rënien e Klubit KF “Drenica” nga Superliga e Kosovës, ekip me të cilin krenohemi të gjithë drenicasit, të rinjtë dhe të rejat e qytetit tonë.
Gjatë qeverisjes sonë, nën udhëheqjen e Bekim Jasharit, KF “Drenica” ishte e renditur në vendin e tretë në Superligë, ndërsa tani me qeverisjen e Fadil Nures dhe Sami Lushtakut, për herë të parë pas 23 viteve bie nga Superliga në futboll.
Të nderuar tifozë “Shqiponjat e Zeza” të KF “Drenica”
Nëse e shikojmë raportin e fundit financiar Janar-Mars 2023 nga ana e komunës, e shohim shumë qartë orientimin dhe planet e qeverisjes së turpit, e që po del të jetë luksi dhe shpenzimet enorme për dreka, darka dhe derivate për automjete.
Kështu është kur shkelen vlerat për interesa personale!
TURP!!