Sami Kurteshi sulmon fizikisht një anëtar në KQZ

Publikuar më:

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Sami Kurteshi, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar të KQZ-së.

Burimet e Klankosova tv bëjnë me dije se Kurteshi e ka sulmuar fizikisht për shkak të maskës, por nuk dihet se si ka ardhur deri tek konflikti.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me Sami Kurteshin, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

JU REKOMANDOJMË