Sali Maxhera para finales së madhe: Një tifozeri e zjarrtë si ‘Torcida’ është motivimi ynë më i madh

Publikuar më:

Sali Maxhera me fanellë të gjelbërNë Mitrovicë qysh tani është një atmosferë feste para finales së dytë, pritet një numër i madh i tifozëve sidomos “Torcida” që të jetë në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.”Si skuadër jemi e kompletuar dhe jemi të fokusuar 100 për qind në lojën e ardhshme”, tha Sali Maxhera. 

Dita e enjte (pasnesër, 25 maj, në orën 20.00) pritet që të jetë festë hendbolli në qytetin e sportit, në qytetin e hendbollit në Mitrovicë.

Trepça e Mitrovicës dhe Besa Famgas e Pejës, do të përballen në finalen e play – off-it të Superligës së Kosovës.

Në Mitrovicë qysh tani është një atmosferë feste para finales së dytë, pritet një numër i madh i tifozëve sidomos “Torcida” që të jetë në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.

Drejtuesit e Trepçës po i bëjnë të gjitha përgatitjet për finalen e dytë ashtu siç i ka hije një klubi të organizuar, këtij qytetit që jeton me sportin.

Sali Maxhera, hendbollist i Trepçës dhe prej më të mirëve në Kosovë, me qetësi e pret finalen me Besën.

Ballafaqimi i parë i finales në Pejë ka përfunduar me rezultat 30:27 në të mirë të pejanëve.

Si e sheh Trepçën në finalen e dytë dhe a mendoni se përparësia e fushës do të luajë rol të rëndësishëm para një publikut të mrekullueshëm “Torcida”, kur dihet se në Pejë me pak fat Trepça do të kthehej me rezultat pozitiv?

“Trepça në këtë lojë do të hyjë për rezultat pozitiv sepse luajmë në fushën tonë ku tashmë është dëshmuar shumë herë që Trepça ka publikë më së shumti në Kosovë dhe një tifozeri e zjarrtë si ‘Torcida’ është motivimi ynë më i madh”, thotë Maxhera për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Trepça pas trofeut të Kupës së Kosovës, kërkon edhe titullin e kampionit.

Është optimizëm i madh në radhët e mitrovicasve.

Të gjithë zotohen se do të japin atomin e fundit në duel me Besën.

Maxhera tregon se a janë të kompletuar dhe cili qëllim është arritur deri me tash.

“Po si skuadër jemi e kompletuar dhe jemi të fokusuar 100 për qind në lojën e ardhshme, motivimi ka qenë qysh prej fillimit të kampionatit dhe njëri qëllim u arrit, me fitimin e trofeut të Kupës së Kosovës i cili trofe na ka shtuar motivim edhe për Kupën tjetër”, ka përfunduar Maxhera.

Besa udhëlheq në seri të fitoreve me 1:0, ndërsa skuadra me dy ndeshje të ftuara ose një të fituar e një barazim shpallet kampion i ri.

JU REKOMANDOJMË