Gjatë këtij viti në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK kanë kërkuar trajtim 89 pacientë. Ky numër është më i lartë se vitin e shkuar.
E më shqetësuese se kjo, janë grupmoshat e reja që po kërkojnë trajtim aty. Shumica janë të rinj të moshës 18 vjeç e lart, por ka raste raste edhe të moshave 15 e 16 vjet, shkruan Jepi Zë.
“26 prej tyre, kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë), në varësi të polisusbstancave (substanca të shumta psikoaktive) 25, në varësi të alkoolit 14 dhe 3 në varësi nga sedativët”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
“Është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18 vjeçare e lart. Ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim”, thuhet tutje në njoftim.