Rrahman Begu që vdiq në aksident me traktor, varroset sot

Publikuar më:

Një vetaksident me fatalitet u raportua se ka ndodhur dje në fshatin Vërmicë të Mitrovicës në orët e pasditës.


Në këtë vetaksident ka mbetur i vdekur drejtuesi i traktorit. E personi që humbi jetën në këtë aksident, siç mëson “Jepi zë”, është Rrahman Begu.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thonë se Rr.B humbi kontrollin e mjetit.

“Fsh. Vërrnicë, Mitrovicë 03.05.2021-15:40.  Ka ndodhur një (vet)aksident në të cilin ka qenë  përfshirë një traktor. Drejtuesi mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet rë raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, djali i 65 vjeçarit ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 18:00 në varrezat e Shipolit.

“Ju njoftojme se varrimi babes do te behet sot me date 04.05.2021 ne ora 18:00 ne varrezat e qytetit Shipol. Te pikelluar Familja Begu!”, ka shkruar Nehat Begu.

Duhet theksuar se Rrahmani ishte i njohur në qytetin e Mitrovicës, pasi për shumë vjet punoi si mjeshtër kamionësh.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.