Rrahje masive në një kafiteri pas një mosmarrëveshje në mes dy grupeve

Publikuar më:

Mbrëmë në një lokal në Gjilan ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira në rast.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, tha se të dyshuarit janë intervistuar ndërsa rasti është proceduar në mënyrë të rregullt.

“Po ka pas një rrahje në mes disa personave në një lokal pas një mosmarveshje që kanë pas në mes vete, të dyshimtit janë intervistu në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt në gjykatë”, tha Hashani për Gazetën Express.

Akoma nuk dihet nëse nga kjo rrahje ka persona të lënduar.

https://www.instagram.com/gazetaexpress/reel/CYfS_S3hDos/?utm_medium=copy_link

JU REKOMANDOJMË