Rrahje brutale në Mitrovicë: Disa të rinj bëhen për spital, njërin e shqelmojnë në kokë teksa është shtrirë

Publikuar më:

Një rrahje brutale ka ndodhur në mes disa të rinjve në qytetin e Mitrovicës, natën e Vitit të Ri

“Jepi zë” ka arritur ta sigurojë videon, ku shihet përleshja e të rinjve në mes vete, ndërsa rasti ka ndodhur tek rrethrrotullimi i dytë, apo siq njihet nga qytetarët mitrovicas, tek “banesa e kuqe”.

Sipas raportuesit, i cili edhe ka dërguar videon, në këtë përleshje ishte përdorur edhe thika, ku njëri nga këta të rinj ishte plagosur.

Në video shihet edhe rrahja brutale që i bëhet, njërit i cili qëndron i shtrirë, derisa tjerët e godasin me shkelma.

Me të filluar vitit 2022 në qytetit e Mitrovicës ishin raportuar disa incidente në mes të rinjve.

Ndryshe viti 2021 ishte ndër më të tragjik për qytetin e Mitrovicës, pasi përgjatë këtij viti janë shënuar pesë viktima nga përleshje të ndryshme.

Video nga përleshja:

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.