“Respekt për bukuroshen”: Lulzim Hetemi nga mbyllja e gjatë në Komunë nis të komentoj edhe modelen kosovare

Publikuar më:

Në kohën kur Veriu i Kosovës është në krizë mes qytetarëve serb, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi duket se nuk e ka fare mendjen tek tensionet e larta atje.

Hetemi sot duket se u mallëngjye nga modelja kosovare, Mejreme Hajdaraj e cila u zgjodh “Miss Elite World 2023” në Egjipt.

Ai nuk nguroi aspak të lë një koment për modelen në Facebook.

“Respekt për Bukuroshen”, ka komentuar Hetemi në fotografinë e modeles të publikuar nga një medium lokal.

Ndryshe, Lulzim Hetemi ka pranuar para disa ditësh detyrën si kryetar i Leposaviqit.

JU REKOMANDOJMË