Raportohet se i dyshuari për plagosjen në Shtërpcë është djal i dëshmorit të UÇK-së

Publikuar më:

Dy të rinj – mes të cilëve një i mitur – mbetën të plagosur sot pas një rasti ende të pazbardhur në Shtërpce që ndezi përkohësisht shkëndijat e tensioneve të reja ndër-etnike në Kosovë. Por, në këtë rast fatkeqësisht duket se është i dyshuar një ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Kush është ai?

Policia e Kosovës njoftoi që A.K. ishte arrestuar tashmë, ndërsa për rastin reaguan edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri Armend Mehaj.

Ky i fundit tha se ishte njoftuar “se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës” derisa e dënoi ashpër rastin.

Por, kush është A.K.?

Nacionale raporton se bëhet fjalë për Azem Kurtajn, të birin e Danush Kurtajt. Danush Kurtaj është dëshmor i UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë dhe kishte mbetur i plagosur rëndë më 21 maj të vitit 1999 për të vdekur një ditë më pas. Ai kishte qenë i burgosur në Dubravë dhe ishte mes shumë viktimave në masakrën e kryer nga forcat serbe.

Më 25 nëntor, ose më pak se dy muaj më parë, Azem Kurtaj kishte qenë mes ushtarëve të Kosovës që ishin dekoruar nga Ushtria e Shqipërisë.

created by Polish

Kurtaj raportohet se është 33 vjeçar.

Nga ky rast raportohet se mbetën të plagosur Stefan Stojanoviqi (11 vjeçar) dhe Millosh Stojanoviqi (21 vjeçar). Pas këtij rasti, serbët kishin bllokuar magjistralen Ferizaj-Shtërpcë.

Deri tash nuk dihet se si saktësisht ka ndodhur ngjarja (përveç që ishte shtën

JU REKOMANDOJMË