Raportimi i “Jepi zë” alarmon Bahtirin: Kthehet drejtoresha që kishte ofruar dorëheqje

Publikuar më:

Drejtoresha Zybejde Gogoli-Latifi që nga java e shkuar kishte dhënë dorëheqje për shkak të presioneve për pranim të nxënësve. Mirëpo, ajo sot doli në punë.


“Jepi zë” ka mësuar se ajo dorëheqjen e kishte ofruar, mirëpo nuk ishte pranuar nga Drejtoria e Arsimit dhe si e tillë, ajo ka mbetur në pozitën ku ishte.

E se drejtoresha ka pasur presione për të pranuar nxënës pa kritere, e konfirmon edhe vet Agim Bahtiri. Ai i jep përkrahje për, siç thotë ai, të vazhdojë me punë dhe asesi të mos lejohet ndonjë ndikim nga jashtë për pranim të nxënësve.

“E keni mbështetjen time plotësisht drejtoreshë që të vazhdoni më tutje për punën e filluar dhe përkushtimin tuaj, në zbatimin dhe respektimin e kritereve, dhe asesi të mos lejohet ndonjë ndikim nga jashtë në pranimin e nxënësve. Sepse vetëm në këtë mënyrë do të përmirësohet gjendja në arsim që të jetë sa më cilësore dhe produktive”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Sidoqoftë, “Jepi zë” ka mësuar se lista për pranim kishin dërguar nga parti të ndryshme, mirëpo nuk janë përjashtuar ndikimet edhe nga Komuna.

Ndryshe, “Jepi zë” kishte konfirmuar dje dorëheqjen e drejtoreshës Zybejde nga zyrtarë të shkollës, mirëpo pas presionit publik ajo ka vendosur të dalë në zyrë.

JU REKOMANDOJMË