Qytetari nga Istogu i dashuruar pas KB Trepçës, “sulmon” Blerand Stavilecin dhe KB Prishtinën për shpifje

Publikuar më:

Klubi i basketbollit, KB Trepça, ka tifozë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diasporë.

Ditë më parë, KB Prishtina u mudua ta fajsojë KB Trepçën për tentim të korruptimit të gjyqtarëve ndërkombëtarë, por më vonë u kuptua se personi i dyshuar nuk kishte të bënte asgjë me klubin mitrovicas, shkruan Jepi zë.

Por ky veprim i klubit prishtinas irritoi mbështetësit e KB Trepçës, e njëri nga ta është edhe Arianit Balaj nga qyteti i Istogut, i cili publikoi disa foto dhe e quajti shpifje pretendimin e KB Prishtinës.

Balaj edhe në postimet e tij shihet preferncat që ka ndaj KB Trepçës.

Postimi plotë:

Mbrojtja ma e mirë është sulmi KB Prishtina paska shpik diçka siç dinë ata me Blerand Stavileci me njërin nga njerëzit ma të njollosur në basketbollin kosovar.

Për pazare që ku i keni një federatë të tanë.

KB TREPÇA 💚🖤

Hajdeni zbulojeni ujt e nxehtë 🤫

JU REKOMANDOJMË