Qytetari fiton me ankesë ndaj policëve që e dënuan në rrugën e Mitrovicës, rasti kishte bërë bujë

Publikuar më:

Një qytetar ka ndarë përvojën e tij me Policinë e Kosovës, duke treguar se si pas një ankese arriti të ulë ndjeshëm gjobën për tejkalim shpejtësie, shkruan “Jepi zë”.

Sipas rrëfimit, ai ishte ndaluar nga dy zyrtarë policorë pasi po lëvizte me 112 km/h në një zonë ku kufizimi ishte 80 km/h. Fillimisht, atij iu shqiptua gjobë prej 150 eurosh dhe 2 pikë negative.

Megjithatë, qytetari bëri ankesë duke argumentuar se radari mund të ketë një devijim prej disa kilometrash në orë. Pas shqyrtimit të rastit, autoritetet vendosën ta ulin gjobën në 40 euro, ndërsa nëse paguhet brenda 7 ditëve, ajo zbret në 20 euro. Po ashtu, pikët negative i janë hequr.

Ai e ka cilësuar këtë rast si dëshmi se qytetarët duhet t’i kërkojnë të drejtat e tyre përmes rrugëve ligjore, duke theksuar se “në këtë vend funksionon ligji”.

DOKUMENT:


JU REKOMANDOJMË