Qytetari dërgon pamje nga Zubin Potoku teksa merr pasaportën: Jam i lumtur që shteti funksionon edhe këtu

Publikuar më:

Një qytetar është shprehur i lumtur pasi në Komunën e Zubin Potokut, që është me shumicë serbe, respektohej protokolli shtetëror.


Ai ka dërguar në “jepi zë” një fotografi nga zyra për dokumente, ku shihej qartë stema e shtetit të Kosovës dhe respektohej ligji për përdorimin e gjuhëve.

“Jam në Komunë të Zubin Potokut. Jam shumë i lumtur që funksionon shteti. Direkt nga Komuna e Zubin Potokut ju shkruaj, postone tregoju që ka ligj edhe funksionon shteti edhe këtu. Unë kam ardhë me marrë pasaportën e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, shtetësia e Kosovës kontestohet shpesh në Komunat që udhëhiqen nga kryetarët të komunitetit serb.

JU REKOMANDOJMË