Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar pagesën shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor, 2021.
Shuma që do ndahet është në vlerë prej 100 eurosh, dhe nga ajo do përfitojnë 300 mijë familje që janë në skemën pensionale të shtetit, shkruan Jepi Zë.
“Ministria e Financave në kuadër të Pako së Rimëkëmbjes për pensionet dhe familjet me asistencë ka propozuar në ndarjen e ndihmës financiare prej 30 milionë euro. Kjo është mbështetje e kategorive më të cenueshme për të përballuar koston më të shtrenjtë të jetesës”, ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Me nga 100 do të ndahem për secilin përfitues pensioni nga skemat pensionale, këto do t’u ndahen më shumë se 300 mijë familjeve në Kosovës. Këtu hyjnë 200 mijë pensionistë, 50 familje të kategorive të dala nga lufta, 20 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe 30 mijë përfitues të pensioneve nga kategoritë e tjera. Me këtë ndihmë jemi në linjë me shtetet që janë shumë më të zhvilluara se ne”, ka shtuar ai.