Pronari kosovar e kap në flagrancë hajnin që kishte hyrë për të vjedhur në shtëpi

Publikuar më:

Vjedhjet e shumta nëpër shtëpi e banesa përveç që po sjellin humbje të mëdha, po shkaktojnë edhe pasiguri e ankth te qytetarët, që shpesh përballen me hajdutët, të cilët i zënë në flagrancë.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e familjes Bërbatovci në rrugën “Muhamet Behluli” në Fushë Kosovë, ku pronari ka arritur ta kap hajdutin dhe ta “dorëzojë” te Policia.

Siç mëson Sinjalin, i dyshuari ishte futur në një shtëpi, ku kishte arritur që të “avullojë” të gjitha stolitë e arit, në vlerë të rreth 4 mijë eurove – por që plani për t’u arratisur pasi kreu vjedhjen i dështoi.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personi që u kap mat nga pronari i shtëpisë është S. Hasani, 30-vjeçar, i cili u arrestua nga Policia në vendin e ngjarjes, edhe pse tentoi që të ikte.

I riu është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

JU REKOMANDOJMË