Shqipëria hap shkollën e aviacionit, Rama fton Kosovën për stërvitjen e pilotëve

Publikuar më:

Shqipëria ka hapur Shkollën Kombëtare të Fluturimit, një projekt që, sipas kryeministrit Edi Rama, shënon një kapitull të ri dhe premtues për rininë në Forcat e Armatosura, si dhe një pikë kthese për sigurinë rajonale. Ai tha se kjo shkollë ka hapur dyert edhe për Kosovën.

Me hapjen e kësaj shkolle, Shqipëria ka bërë një hap tjetër në modernizimin e Forcave të Armatosura.

Pilotët ushtarakë do të trajnohen sipas standardeve të NATO-s.

Kryeministri Edi Rama theksoi se ka një numër të madh të interesuarish dhe se shkolla është e hapur edhe për kandidatët nga Kosova. Ai shtoi se ka ngarkuar Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufin, që të flas me homologun e tij nga Kosova, nëse ka të interesuar për t’u trajnuar në këtë institucion.

Gjithashtu theksoi se janë në bisedime për të sjellë një nga eksperiencat botërore nga Izraeli.

Rama u shpreh gjithashtu se projekti fillimisht ishte pritur me skepticizëm dhe madje ishte konsideruar nga disa si i dështuar, por sot, sipas tij, ai është realitet dhe po hap dyert për të rinjtë që duan të trajnohen në fushën e aviacionit ushtarak.

“U prit me humor si fillim, pastaj vazhdoi me akuza për falimentim dhe ja ku jemi sot shkolla kombëtare e fluturimit çel dyert e saj. KAYO ka marrë formë të plotë me një sërë partneritetesh. Sot forca jonë e armatosur është më e mirëpaguara në rajon dhe ambicia jonë është që në rrugën drejt BE, ata do të jetë në mesataren e forcave të NATOs- përsa i përket kontributit të shtetit të taksapaguesve për pagat e tyre.

Jem duke përjetuar një kapitull të ri në raportin e rinisë në forcat e armatosura. E kemi nisur me vështirësi për të afruar të rinjtë, por sot është më e vështirë të zgjedhësh mes kandidatitëve dhe kjo shkollë është një tjetër shembull. Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që shkolla jonë kombëtare është e hapur dhe për të stërvitur e të cerftikuar, pilotët e rinj të vendeve t NATO-s në vendin tonë, duke nisur nga Kosova.

Ministri i Mbrojtjes është ngarkuar të kërkojë nga homologu në Kosovë nëse ka interes për të stërvitur këtu pilotët e ardhshëm. Kjo shkollë gëzon kredibiltietin e ekspertëve ndërkombëtare dhe patjetër në eksperiencën e njerzëve tanë të forcave ajrore. Na u desh të kalonim napër kalvarë me bllokime, me ngecje, dhe tani jemi gati edhe për të përballuar sfidën e përvitshme të sezoni të nxehtë ku betejat me zjarret është e pashangshme. Helikopterët e forcave tona janë në punë, ndërkohë po punohet për të shtuar kapacitete.

Me aktin e ri normativ, një numër tjetër helikopterësh do t’i jepen forcave dhe Shqipëria do të bëhet vendi ku kapaciteti qoftë luftarak qoftë për emergjenca civile, do të jetë ndër më të spikaturit e rajonit. Ky është njëri hap. Hapi tjetër është shkolla kombëtare e forcave speciale. Jemi në diskutime për të sjell këtu një nga eksperiencat botërore nga Izraeli. Shkolla do të jetë një shkollë e hapur dhe për të tjerë, do të mirëpresë kadetë nga vende aletate të rajonit”.

JU REKOMANDOJMË