Pronari 53 vjeçar i një marketi në Mitrovicë e sulmon seksualisht punëtoren 18 vjeçare, Policia e liron

Publikuar më:

Një sulm seksual ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një market në qendër të Mitrovicës.

“Jepi zë” ka mësuar se pronari 53 vjeçar i marketit(emër i njohur për redaksinë), e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puth punëtoren 18 vjeçare.

Ngacmimi ka ndodhur rreth orës 19:00 në market, ndërkohë që rasti është raportuar në Polici rreth orës 00:00.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”, duke thënë se një person është arrestuar për këtë rast.

Mirëpo, ani pse dyshohet për sulm seksual në vend të punës, i dyshuari 53 vjeçar është liruar nga Policia me urdhër të prokurorit.

“Viktima f/kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari m/kosovar, i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt!
Rasti nën hetime”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.

Mirëpo, në raste të tilla, lirimi i të dyshuarve është kritikuar. Zakonisht të dyshuarit për ngacmim seksual ose dhunim janë dërguar në mbajtje për të paktën 48 orë.

Duhet theksuar se muaj më parë u protestua në Mitrovicë, pasi një vajzë u dhunua nga dy persona. Kritika kishte edhe për lirimin e menjëhershëm të të dyshuarve.

JU REKOMANDOJMË