Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryere bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë e cila udhëhiqet nga ministri Faton Peci.
Bastisja është kryer në Zyrën e Prokurimit.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se zyrtarët e Ministrisë, dyshohen për përfshirje në veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Sipas njoftimit, hetimet janë autorizuar nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të provave për të sqaruar rrethanat e çështjes.
Mësohet se hetuesit policorë kanë ndaluar për intervistim zyrtarin nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje, Bedri Dobra.