Nuk u votua në Kuvend për gjyqtar në Kushtetuese, por profesori mitrovicas Zahir Çerkini vazhdon avancimin akademik fiton bursën prestigjioze SHER Fellowships në Austri
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, por profesori mitrovicas po vazhdon avancimin e tij akademik.
Prof. Ass. Dr. Zahir Çerkini, profesor në Fakultetin Juridik, është përfitues i bursës ndërkombëtare SHER Fellowships Post-Doc Grant, e ndarë nga OeAD – Agjencia Austriake për Arsim dhe Internacionalizim.
Ai do të zhvillojë kërkime në Universitetin e Graz-it, në Austri, nga 20 qershor deri më 19 korrik 2026, me projektin “The Constitutional Position of EU Law in Kosovo: A Multilevel Constitutionalism Analysis”, i cili trajton integrimin evropian dhe të drejtën kushtetuese në Kosovë.







