Kompania Prince Caffe ka mirëpritur qartësimin e fundit të Autoritetit të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), sipas të cilit produktet e kafesë që qarkullojnë në tregun e Kosovës janë plotësisht të sigurta për konsum.
Në një reagim publik, Prince Caffe ka theksuar se përkushtimi ndaj cilësisë, respektimit të standardeve më të larta dhe ruajtjes së shijes së veçantë mbetet i palëkundur. Sipas kompanisë, çdo kokërr kafeje e Prince Caffe është rezultat i pasionit, kujdesit dhe respektit ndaj konsumatorëve.
Tutje, kompania ka vlerësuar besimin e vazhdueshëm të konsumatorëve, duke theksuar se falë këtij besimi, Prince Caffe sot renditet ndër brendet kosovare më të njohura dhe më të vlerësuara, jo vetëm në tregun vendor, por edhe në tregjet ndërkombëtare.
Prince Caffe ka falënderuar konsumatorët për mbështetjen e vazhdueshme, duke i konsideruar ata pjesë kyçe të suksesit dhe zhvillimit të kompanisë.







