Policia u “bie” lokaleve në rajonin e Mitrovicës

Publikuar më:

Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle, me ç’ rast janë inspektuar 34 lokale të gastronomisë.

Në suaza të autorizimeve për moszbatim të masave kundër COVID-19, gjatë inspektimit policia në Vushtrri në dy lokacione kanë iniciuar dy raste ku pronarët e lokaleve të gastronomisë nuk kanë zbatuar masat ndaj të cilëve, inspektorët e AUV-ës, me vendim u kishte ndërprerë (mbyllur) veprimtarinë për 30 ditë.

Lidhur me rastet, në cilësi të të dyshuarve janë shoqëruar për intervistim dy persona-pronarë të lokaleve të gastronomisë, ndaj tyre për mosrespektim të masave janë iniciuar raste për veprën penale ‘Heqje apo dëmtim i vulave zyrtare ose shenjave”.
Policia, apelon te të gjithë qytetarët, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.