Policia në Skenderaj konfiskojnë dy armë zjarri

Publikuar më:

Në orët e mbrëmjes së datës 21 qershor 2024, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar se në fshatin Terrnafc janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.

Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë ndërmarrë veprime policore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij fillimisht i janë gjetur pesë (5) fishekë, ndërsa më pas i është gjetur dhe konfiskuar arma pushkë automatike me gjashtëmbëdhjetë fishekë. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se në shtëpi posedonte edhe një armë pistoletë me gaz të cilëtn e kanë konfiskuar.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tijë është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës”.

JU REKOMANDOJMË