Policia në Mitrovicë arreston një person të kërkuar nga Gjykata

Publikuar më:

Gjatë ditës së sotme, policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person që ishte në kërkim në bazë të dy letër-rreshtimeve të lëshuar nga gjykata.

Në bazë të këtyre letër-rreshtimeve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për vuajtjen e dënimit prej katër muajsh e dhjetë ditësh për veprën penale ,,Vjedhje”, është arrestuar i dyshuari B. G., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

JU REKOMANDOJMË