Policia kap hajnin 22 vjeçar nga Shipoli që terrorizoi barnatoret me grabitje me armë

Publikuar më:

Në Suharekë, brenda një periudhe të shkurtër kanë ndodhur disa vjedhje të rënda, përfshirë edhe tri barnatoret në këtë qytet.

Rastet ishin raportuar në polici, të cilët edhe kanë kapur kryesin e vjedhjeve.

I dyshimti K.I i lindur në vitin 1999, nga Shipoli i Mitrovicës, është ndaluar dhe arrestuar nga policia në Suharekë.

Gjatë verifikimit në sistemin policor i dyshimti ka dalë se ai ka kryer edhe shumë vepra tjera të ngjashme.

Për rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili e ka dërguar të dyshimtin në mbajtje 48-orëshe.

Ndryshe, edhe në Mitrovicë mbrëmë ndodhi një grabitje e armatosur, ku persona të dyshimtë vranë një person gjatë grabitjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.