Policia kap drenicakun që po kërkohej prej 4 ditësh

Publikuar më:

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 23.04.2021, kishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar:  GEZIM (Fazli) AZEMAJ, i lindur në Aqarevë, i cili kërkohej për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”.


Ndërsa Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 26.04.2021, është bërë arrestimi i tij.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thekson komunikata e policisë.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.