Policia e Mitrovicës fut në “thumb” traktorët

Publikuar më:

Policia në rajonin e Mitrovicës ka filluar me masa të shtuara të kontrollit të traktorëve dhe makinave bujqësore.

Sipas njoftimit, ky plan operativ është filluar me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve.

“Marrë parasysh sezonin vjeshtor, numrin e shtuar të traktorëve e makinave bujqësore në trafikun rrugor, rritjen e numrit të aksidenteve, veçanërisht aksidente ku të përfshirë janë traktorë dhe makina tjera bujqësore, Njësia e Trafikut Rajonal ka shtuar kontrollet në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se në mbështetje dhe zbatim të këtij plani operativ, do të jenë edhe njësi nga niveli i stacioneve policore, ku do të ketë kontroll të shtuar në të gjitha rrugët, përfshirë edhe rrugët lokale.

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se për pjesëmarrësit që bien ndesh me rregullat që parasheh ligji në trafik, po shqiptohen masa ndëshkuese ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.