Policia e Kosovës dënon me 500 euro një lypsar

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka dënuar ashpër një lypsar në qytetin e Ferizajt, i cili sipas Policisë është një përsëritës i veprës.


Policia thonë se 69 vjeçari me iniciale H.Sh është dënuar më 500 euro gjobë, shkruan “Jepi zë”.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ka vazhduar aksionin e planifikuar,  për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt. Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar personin, tashmë recidivist me inicialet : H.SH ( M/SH) i moshës 69 vjeçar dhe ndaj tij është shqiptuar  një gjobë për kundërvajtje”, thonë Policia.

Ndërkohë, Policia ka thënë se do të vazhdojë aksionin për të parandaluar dukurinë e kërkimit të lëmoshës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që,  saherë hasin në lypësarë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, shtojnë Policia.

JU REKOMANDOJMË