Policia arreston 2 të dyshuarit që grabitën dhe plagosën shitësin në Mitrovicë

Publikuar më:

Sonte rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, shkruan “Jepi zë”.

Pak minuta më pas, Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

“Nga  informacionet e para nga vendi i ngjarjes,  bëhet e ditur se i plagosur  nga arma e zjarrit kishte mbetur viktima/mashkull kosovar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tije, si pasoj e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimes, viktima ka mbetur i plagosur”, ka thënë Zahiti.

Sipas Zahitit, të dyshuarit janë arrestuar dhe është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, shton Zahiti.

Ndryshe, “Jepi zë” ka sjellur pamje nga vendi i ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.